PROFILI I KOMPANISË
FUFARMA sha me seli në Tiranë, është një nga lojtaret kryesorë shqiptarë në përpunimin, shpërndarjen e barnave të importuara dhe ato vendase, gjithashtu edhe furnizimin e materialeve e pajisjeve mjekësore. Ajo ka gëzuar ekskluzivitetin për ruajtjen, mbikqyrjen, furnizimin e materialeve mjekësore dhe medikamente për të gjitha spitalet e Shqipërisë si dhe të drejtën e shpërndarjes për të gjitha barnat e tenderuar të Ministrisë së Shëndetësisë për institucionet shëndetësore. Kompania ka treguar edhe më parë kapacitet të madh në shpërndarjen e barnave dhe produkteve të shëndetit duke trajtuar vëllime të konsiderueshme pune.
FUFARMA ka të gjitha kapacitetet për të ofruar produktet farmaceutike në raste të jashtëzakonshme ose emergjenca dhe ka organizuar me parë punën e vet në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave për këto raste të veçanta.
Që nga viti 2015 përveç rritjes në vlerë, të ardhurat e kompanisë kanë ndryshuar edhe në strukturë duke kaluar nga një raport ku 63% e të ardhurave realizoheshin nga tregu i lirë dhe 37% nga prokurimet publike, në një strukturë ku 97% e të ardhurave vijnë nga tregu i lirë.
FUFARMA importon dhe shpërndan produkte farmaceutike, materiale mjekimi, shtesa ushqimore, produkte dermo-kozmetike dhe produkte para-mjekësore për kujdesin ndaj nënës, fëmijës, syve, etj.
Këto produkte shpërndahen drejtpërsëdrejti në rrjetin e farmacive, në spitale shtetërore e private, apo në institucione të ngjashme shëndetësore.
E gjithë kjo veprimtari zhvillohet tërësisht sipas Praktikës së Shpërndarjes së Mirë, çka nënkupton se:
- Produkti importohet vetëm nga origjinë e garantuar.
- Produkti transportohet në mënyrë të sigurtë dhe sipas standarteve të parashikuar.
- Produkti verifikohet dhe kolaudohet përpara magazinimit përfundimtar.
- Produkti ruhet dhe përgatitet për shpërndarje në kushte të përshtatshme, sipas standarteve të parashikuara
Kompania jonë ka një përvojë të konsoliduar, logjistike dhe efikasitet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, institucionet e shëndetit publik, Spitale, Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndetësisë si dhe me rrjetin farmaceutik privat. Një rrjet të gjerë i shitjes me shënjestër spitalet, tregtarët me shumicë dhe farmacite mundëson depërtimin efektiv në treg, duke e pozicionuar FUFARMA fuqishëm në tregun shqiptar.
FUFARMA kryen shërbime rregullatore, çfarë nënkupton qe:
- Ndihmon në procesin e planifikimit të aplikimeve për regjistrim të barnave apo variacioneve, etj.
- Kryen regjistrime të reja e ri-regjistrime; ndjek dhe mirëmban regjistrimet ekzistuese, etj.
- Kryen shërbime të Farmakovigjilencës në nivel vendi
FUFARMA kryen aktivitete të marketingut mjekësor drejtpërsëdrejti si dhe në shërbim apo asistence ndaj partnerëve që kanë nevojë për këshillim profesional të këtij lloji.
FUFARMA kryen shërbime të drejtpërdrejta ndaj pacientit, në tëre rrjetin e saj të 12 farmacive qe përfshin farmaci në pronësi të plotë dhe ato në bashkëpronësi.
Në tërësinë e aktivitetit të vet, FUFARMA synon e plotëson standarte të larta etike e profesionale dhe përputhshmëri të plotë me ligjet dhe aktet rregullatore në fuqi
Zërat Financiarë dhe Personeli
Xhiroja vjetore e FUFARMA gjatë viteve të fundit kanë shenuar nje rritje të dukeshme duke filluar në 2010 me 50% në raport me vitin 2009 dhe aktualisht në dy vitet e fundit nje rritje 19.85% në 2015 në raport me 2014 dhe nje rritje 20% në 2016 në raport me 2015.
Përvoja e gjatë dhe efikasiteti I nje stafi teknik të kualifikuar,qe nga mjekët, farmacistët deri tek personeli i shitjes, i japin FUFARMA sh.a ngjyrat e partnerit profesional dhe të besueshëm në tregun shqiptar.
Vendndodhja dhe Mjetet e Transportit
FUFARMA është e vendosur në Tiranë, me shtrirje në nje siperfaqe mbi 14.000 m2, me më tepër se 8,000 m2 magazina dhe mbi 610 m3 kapaciteti frigorifer me kushte optimale perpunimi. Kliko Ketu per Google Map
Të gjitha ndërtesat, përfshirë dhe ndërtesat e administratës, kanë kaluar nëpër disa rikonstruksione dhe rinovime, me qëllim qe të krijojnë një infrastrukturë të përsosur për një shërbim të tillë.Ambientet e kompanisë janë ende në proces modernizimi dhe rritjeje të mëtejshme të kapaciteteve për të mbështetur rritjen e biznesit të saj.
Kompania zotëron të gjitha mjetet e transportit dhe pajisje të kapaciteteve të ndryshme si dhe objektet që e bëjnë të mundur shpërndarjen e saktë në kohë e cilësi sipas kërkesës në shkallë kombëtare.