
MBËSHTETJE PROFESIONALE DHE SPONSORIZIME

Shkurt 2011 Fufarma mbështet Shoqatën Shqiptare për të Drejtat e të Sëmurëve që Vuajnë nga Dibateti për organizimin e një eventi sensibilizues mbi pasojat e kësaj sëmundjeje.
Tetor 2012 Fufarma sponsorizon Spitalin Rajonal Durrës për aktivitetet e organizuara me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Maj 2015 Fufarma pajis me aparaturat e nevojshme kabinetin e ekzaminimit ekografik të Shërbimit të Kardiologjisë në Spitalin Rajonal Korçë
Nëntor 2015 Fufarma mbështet me medikamente “Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”.
Mars 2016 Fufarma mbështet me medikamente e bazë mjekësore per diabetin aktivitetin “Si je” të organizuar nga “Klubi i Shendetit” me inisiativën e Ministrisë së Shëndetit në sheshin Nënë Tereza.
Shtator 2016/ Nëntor 2016 Fufarma ndihmon me materiale ndihmëse aktivitete ekologjike qytetare të organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe organizata ambjentaliste.
Nentor 2016 Vizite formimi e trajnimi me doktore te fushave ne premisat e prodhimit te kompanise partnere ILKO pharmaceuticals ne Stamboll, Turqi.
18 Mars 2017 Konferenca “Mjeku i familjes dhe riaftësimi me të rejat në mjekësi” Hotel Skampa, Elbasan. Konferencë e Akredituar; me pjesëmarrës Mjekët e Familjes dhe Mjekët Specialistë të Bashkisë Elbasan; organizuar nga shoqata “Për një Shqipëri të Shëndetshme”. Fufarma ishte një nga dy kompanitë farmaceutike që sponsorizuan aktivitetin.
25 Mars 2017 “Konferenca e 18-të Kombëtare e Gastroenterologji/Hepatologjisë” Hotel Plaza Tiranë. Konferencë e Akredituar; me pjesëmarrës Mjekë Gastrohepatologë të Shqipërisë, Kosovës dhe trevave shqiptare të Republikës së Maqedonisë; organizuar nga “Shoqata Shqiptare e Gastroenterologji/Hepatologjisë”. Fufarma ishte një nga kompanitë farmaceutike që sponsorizuan aktivitetin.
14-15 Prill 2017 Kongresi III kombëtar "Kujdesi gjatë shtatëzanisë dhe lindjes" organizuar nga Shoqata Shqiptare e Shëndetit të Traktit Riprodhues në Tirana International Hotel. Fufarma ishte një nga kompanitë që sponsorizuan aktivitetin.
