MESAZH NGA PRESIDENTI I BORDIT

Mirësevini dhe faleminderit që vizitoni faqen tonë të FUFARMA,

FUFARMAështë themeluar në 1946 si ndërmarrje shtetërore për importin e tërë medikamenteve, lëndëve të para dhe pajisjeve mjekësore në Shqiperi, më tej ajo ka drejtuar edhe shpërndarjen e produkteve vëndase dhe të importit në tërë vendin tonë.

FUFARMA ka qënë ndër të parat ndërmarrje tregtare të themeluara në Shqipëri dhe i vetmi përpunues/distributor farmaceutik deri në vitin 1993. Si e tillë ajo ka shërbyer edhe si një shkollë e sukseseshme për përgatitjen e farmacistëve,mjekëve dhe punonjësve të logjistikës që u bënëmë pas themelues të rrjetit të farmaceutikës në Shqipëri.

Në vitet 1995- 2008, FUFARMA  ka shërbyer si ndërmarrje strategjike me partneritet publik-privat dhe si një urë lidhëse mes tregut farmaceutik tashmë të privatizuar dhe Shërbimit Spitalor Shtetëror.Në vitin 2000 qeveria shqiptare centralizoinë mënyrë të kontrolluar shpërndarjen e kolaudimin e medikamenteve të spitaleve vetëm  tek FUFARMA. Performanca e FUFARMES në këtë proces rezultoi aq efektive sa Banka Botërore e cilesoi si nje ndër arritjet më të sukseshme në shëndetësinë shqiptare nëraportin e saj te shkurtit 2006.

Me te njëjtin efektivitet , Fufarma i ka qëndruar në krah Institucioneve Shtetërore në përballimin e emergjencave apo katastrofat natyrore si dhe ka dhënë kontributin e saj te vyer në situaten gjatë luftës në Kosovë.

Sot FUFARMA është një kompani krejtësisht privateqë synon rritjen cilësore e sasiore të portofolit të produkteve dhe përmiresimin dinamik të shërbimit jo vetëm nëdepo dhe  farmacitë e  FUFARMES por nëtë gjithërrjetin farmaceutik në vend.

Ne punojmë në të gjithë sektorët duke koordinuar njohuritë dhe inisiativat e gjithësecilit për të patur sukses në një treg jo të lehtë  dhe relativisht të kufizuar për kërkesat e kompanive të mëdha ndërkombëtare.

Ajo që ka rëndësi dhe na bën të ndihemi me këmbet në tokë, është puna e përditshme dhe synimet për të mos humbur kurrë kontaktet me mjekët specialistë të fushave të ndryshme jo vetëm për tëprezantuar produktet që ne trajtojmë por edhe për të parë nevojat e tregut farmaceutik spitalor dhe privat për produkte të reja.

Njerëzit tanë, që janë forca me e madhe, hulumtojnë principet aktive, përzgjedhin formulat më të mira dhe përqasen me shumë individë deri në finalizimin e rregjistrimit duke ngritur ura bashkërendimi me tërë entet e angazhuara dhe specialistët e fushave të ndryshme mjekësore.

E vecanta jonënë tregun farmaceutik është kujdesi ne procesin e perzgjedhjes së kompanive e produkteve me origjinë të garantuar, duke ruajtur standartin e medikamenteve të reja apo të atyre që janë domosdoshmëri për kualitetin e jetës së njeriut.

Rrjedhojë e kësaj filozofie ështëpartneriteti me kompani shumë prestigjiose si Sanofi,Zentiva,Mylan,BoehringerIngelheim, Frezyderm, Aesculapius, Biodue, Buona, Ilko pharmaceuticals etj me të cilët kemi bërënjë rrugë të gjatë në shërbim të pacientit shqiptar.

E ardhmja ështësi e përditshmja që prezantojmë, me punë dhe përmirësim, marredhenie me institucionet e shtetit dhe entet e fushës për të qënë një zë që dëgjohet në trendin e përzgjedhjes së produktit më të mirë, bashkëpunim me specialistët në cdo hallkë që nga casti i hulumtimit deri tek realiteti me pacientët.

Ky është dhe qëllimi i punës sonë:të kujdesemi për cilësinë e shëndetit e të arrijmë rritje progresive të frymëzuar nga stafi dhe partneret tanë.


Ju falenderoj,
Isuf Berberi

STRATEGJIA

Zhvillimi i fortë dhe i qëndrueshëm në proporcion të drejtë me zhvillimin ekonomik të vendit tonë duke qenë aktive në politikat e sistemin shëndetësor

BURIME TE SUKSESIT

Përvojë e gjerë në fushën e farmaceutikes.Personel i mirë përgatitur,dinamik dhe i motivuar. Një mjedis pune frymëzues dhe mikpritës.Objektiva të qarta në kujdesit e konsumatorëve dhe një qasje gjithmonë në përmirësimin ndaj klientit. Struktura organizative të përcaktuara mirë; procedura operacionale te standardizuara saktesisht.

VIZIONI

FUFARMA do të vazhdojë të jetë një kompani e shquar në shpërndarjen e produkteve të reja farmaceutike të prodhuesve pararendës dhe do të krijojë shportën e produkteve të veta