HISTORIKU I KOMPANISË
FUFARMA sha është themeluar në 24 Maj të vitit 1946 dhe është e para ndërmarrje farmaceutike shqiptare. Në rolin e një ndërmarrje shtetërore, Fufarma ka realizuar të gjithë importet e produkteve farmaceutike dhe furnizimeve mjekësore për Shqipërinë si dhe ka menaxhuar shpërndarjen e gjithë produkteve lokale.
Fufarma ka qenë në linjën e pare të ndërmarrjeve tregtare pas luftës së dytë botërore dhe ka qenë një partner korrekt për shume kompani farmaceutike të huaja duke qenë i vetmi përpunues/shpërndarës farmaceutik në Shqipëri deri në vitin 1993.
Deri në fund të vitit 2009 Fufarma mbante statusin “ndërmarrje strategjike” dhe roli i saj ishte i një rëndësie të veçantë pasi ajo ishte e vetmja ndërmarrje me kapital/aksione publike që vepronte mes një sistemi farmaceutik tërësisht të privatizuar dhe një sistemi shërbimesh shëndetësore (dytësore e tretësore) tërësisht publik.
Fufarma është shkolla ku janë praktikuar, përgatitur dhe rritur gjenerata të tëra farmacistesh dhe punonjës logjistike të cilët përcaktuan trendin e tregut farmaceutik vendas.
E vendosur në Tiranë dhe me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, Fufarma është sot një ndër aktorët më të rëndësishëm të tregut farmaceutik shqiptar.
Dikur një ndërmarrje shtetërore, Fufarma është sot një ndërmarrje aksionare private me rritje të shpejtë e të qëndrueshme; me një forcë punëtore dinamike e të motivuar, me një staf teknik energjik e të mirë-trajnuar dhe me një infrastrukturë të bollshme, moderne e të mirë-vendosur.
E orientuar për nga cilësia, e gjithë paketa e saj produkteve është një shfaqje e qartë e kujdesit dhe përgjegjësisë ndaj klientit që e karakterizon Fufarmën në të gjithë veprimtarinë e saj.